Çdo gjë e shoh
Çdo gjë e shoh
siç është në t'vërtetë,
syhapur qark
kur rri duke vështruar,
më duket toka - tokë
dhe deti - det,
më duket bota
krejt e përcaktuar.
Dhe rri e shoh
si t'isha i nemitur,
çdo gjë që mua
qark më ka rrethuar!
Por kur mbyll sytë
si për të dremitur
çdo gjë më duket
krejt e pështjelluar.
Më ngjan se varet
toka përmbi det,
dhe deti ngjan
si t'ishte ngurtësuar,
çuditem, shtangem,
kur si t'ish vërtetë
mbi det shoh tokën
kokëposhtë kthyer.
Me sytë hapur
ndihem i nemitur,
Me sy të shqyer
rri duke dremitur.
New York, 1993